Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tensioni ka shpërthyer në shtëpinë e Real Madridit, ku Xabi Alonso gjendet nën presion të madh pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos.  Sipas mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë kanë qëndruar deri vonë natën në Bernabeu për të diskutuar të ardhmen e trajnerit, ndërsa besimi ndaj tij shihet gjithnjë e më shumë si i përkohshëm.  Ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt pritet të jetë vendimtare. Në Spanjë janë të bindur: nëse Alonso humbet përballë Guardiolës, shkarkimi i tij është i pashmangshëm. Ajo që ka shqetësuar më shumë drejtuesit nuk është vetëm rezultati, por edhe mënyra e dobët e paraqitjes së skuadrës.  Ndërkohë, ka nisur edhe loja e hamendësimeve për pasardhësit e mundshëm. Emri i Zidane është rikthyer fuqishëm në qarkullim, por rikthimi i tij konsiderohet i vështirë, pasi francezi synon stolin e kombëtares pas Botërorit 2026. Kandidatë të tjerë të përmendur...