Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kampionati i femrave: Fitore të thella për Egnatian, Gramshin dhe Apoloninë. Vllaznia bën detyrën ndaj Teutës
8 Dhjetor 2025 16:08 Telesport Java e tetë e Kampionatit të Kategorisë Superiore për vajza u mbyll këtë të hënë me duelin Lushnja – Egnatia. Në transfertë, vajzat rrogozhinase triumfuan me rezultatin e thellë 1-11. Në ndeshjet e tjera, Partizani u mund në shtëpi nga Gramshi me rezultatin 0-4, ndërsa Vllaznia arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Teutës. Apolonia triumfoi në transfertë 8-0 ndaj Kinostudios. Vllaznia udhëheq kampionatin me 21 pikë. Kategoria Superiore për vajza, java 8 Partizani – Gramshi 0-4 Vllaznia – Teuta 1-0 Kinostudio – Apolonia 0-8 Lushnja – Egnatia 1-11