Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kush do të jetë në krye të “FBI-së” shqiptare? Ja kur do të mblidhet KLP për votimin e kreut të ri, SPAK propozoi…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 9 Dhjetor në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj, raporton gazetarja Klodiana Lala. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë. Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj. DOKUMENTI Informacion mbi mbledhjen: Dita/Data: E Martë, 09.12.2025 Ora: 11.00 Kohëzgjatja: -90 minuta Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit...