Real “sheh makthe”, Celta Vigo mund madrilenët në “Bernabeu”, Alonso: S’më pëlqeu arbitrimi

Real “sheh makthe”, Celta Vigo mund madrilenët në “Bernabeu”, Alonso: S’më pëlqeu arbitrimi

Real Madridi kalon një tjetër natë të zezë në “Bernabéu”, duke u mposhtur 0-2 nga Celta Vigo. Megjithëse fillimi ishte premtues për madrilenët, me raste të rrezikshme nga Arda Güler, Bellingham dhe Vinicius, portieri Radu u shfaq në formë të shkëlqyer, duke mbajtur të paprekur portën e miqve. Pjesa e dytë solli zhgënjimin më të madh për skuadrën e Xabi Alonsos. Në minutën e 54-t, Williot Swedberg befasoi të gjithë me një gol të bukur me thembër, që i dha avantazhin Celtës. Situata u përkeqësua edhe më shumë për Realin në minutën e 63-të, kur Fran Garcia u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave. Me një lojtar më pak, madrilenët humbën dy mundësi të pastra me Mbappé dhe Gonzalo Garcia, ndërsa nervozizmi...