“Plas” te Liverpool, Inter ka në dorë Slot, projektohet rikthimi i Gerrard

“Plas” te Liverpool, Inter ka në dorë Slot, projektohet rikthimi i Gerrard

7 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në 15 ndeshje, vendi i 9-të në Premier League, këto janë shifrat e Liverpool këtë sezon, shifra që flasin qartë për një dështim të madh, të paktën deri më tani. Askush nuk e imagjinonte që të kuqtë të përjetonin një sezon të tillë, për më tepër pasi zhvilluan një merkato sheikësh, klubi që investoi më shumë në vere. Në kushte të tilla i pari nën akuzë është trajneri Arne Slot, i cili sot më shumë se kurrë ndjen që stoli i tij po lëkundet ndjeshëm. Mbi teknikun holandez rendon shumë edhe çështja “Salah”, me sulmuesin egjiptian i cili shpërtheu pas ndeshjes kundër Leeds United ku zbuloi se mes tij dhe trajnerit nuk ka asnjë kontakt: “Nuk kam asnjë...