Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kameruni, ish-trajneri sulmon sërish Eto’o: Është narcist, nuk do liderë në kombëtare
8 Dhjetor 2025 14:45 Alfred Lleshi Më pak se një muaj para nisjes së Kupës së Afrikës 2025, Kameruni hyn në turne mes tensioneve dhe polemikave. Marc Brys, i shkarkuar së fundi nga posti i trajnerit të “Luanëve të Pamposhtur”, ka sulmuar ashpër presidentin e Federatës Kamerunase, Samuel Eto’o, duke kritikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për kompeticionin që do të zhvillohet në Marok (21 dhjetor–18 janar). Trajneri belg, 63 vjeç, ka deklaruar për “Afrik Foot” se janë përjashtuar lojtarë kyç si portieri André Onana dhe sulmuesit Vincent Aboubakar e Eric Maxim Choupo-Moting: “Eto’o ka përjashtuar lojtarë të rëndësishëm, liderë, sepse lista është bërë prej tij. Si mund të përballosh një turne të tillë pa një portier të nivelit botëror apo pa Aboubakarin?” Brys shtoi se...