Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pikëlluese/ Pësoi hemorragji në tru, ndërron jetë legjenda e futbollit…
Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. De Boeck, i cili luajti 36 ndeshje me Belgjikën gjatë karrierës së tij, pësoi një hemorragji të madhe në tru që e la në koma për tre ditë. Mediat e huaja shkruajnë se ikona e Anderlechtit u rrëzua në shtëpi të premten, përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar të Antwerpit. Fatkeqësisht, dëmtimi ishte shumë i rëndë që ai të shërohej. Familja e tij konfirmoi se ish-mbrojtësi vdiq mbrëmë i rrethuar nga të dashurit e tij. Ai ka lënë pas dy vajza, Bo dhe Caro. De Boeck e filloi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes FC Boom përpara se të nënshkruante për Mechelen. Gjigantët belgë Anderlecht e...