Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Mustafa Greblleshi: Kjo asht tjetër dashuní…
Nga Mustafa Greblleshi Më 23 të Vjeshtës së Tretë 193…Interesant qenka dhe kjo puna e …dashunis. Kurrë nuk kam pasë rasën me e provue ndonji herë, por tash që u kapa prej thonjëve të saj, po shof shumë ndryshime në vehten time. Megjithse nuk jam mâ ai Memli i parë , prap se prap guximi më mungon vazhdimisht. Kushdi sa net më kalojnë pa i mbyllë sytë.E largoj mendjen gjithkah dhe ma në fund, vendos me i thanë hapët: ,,Të due Margeritë. E dij se nji serí e gjatë pengesash na ndalojnë , por …zemra ime, rref vetëm për ty.” Qetsohem me pretekst se të parën herë që, do të has, nuk do të mungoj me ia thanë këto fjalë. E marrë me mend se...