Frederik Rreshpja: Nëna ime, ti dhembje e pashuar

Frederik Rreshpja: Nëna ime, ti dhembje e pashuar

Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko Poezi nga Frederik Rreshpja Nëna ime ti dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhe të zi,Edhe yt bir siç duket së shpejtiDo e lërë këtë botë, nënë, e di. S’më vjen keq që iki kështuSe asnjëherë i lumtur nuk kam qenëVeç në pyjet ku xhindet vallëzojnëRreth drurëve të galvanizuar me hënë.Shkoj te lumi ku qajnë ciganëtPër rërat e largëta me dritëPo përse dreqin jam gatuar kështuTë grindem me të tëra qeveritë? Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjetPor do t’i lutem Shën Mërisë për ty.Eh, mundet që edhe mua ndokushDo ma gdhendë një kryq mbi krye. *Titulli i origjinalit: “Nënës” ObserverKult Lexo edhe: FREDERIK RRESHPJA: KAM SHUMË DHIMBJE NË TRUP, S’KAM FUQI TË EC, NUK SHOH...