“Sa bukur qaje… hajde qaj prapë për Shpatin!”/ Këngëtari “shpërthen” ndaj komenteve…

“Sa bukur qaje… hajde qaj prapë për Shpatin!”/ Këngëtari “shpërthen” ndaj komenteve…

Këngëtari Erik Lloshi ka rrëfyer një situatë tejet të pakëndshme që ka përjetuar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, artistit të njohur Shpat Kasapi, duke u shprehur i revoltuar ndaj disa reagimeve që i ka konsideruar të shëmtuara dhe mungesë totale ndjeshmërie. Në një intervistë së fundmi në emisionin ”Me prit të dielën”, Lloshi tregoi se pas humbjes së papritur të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, ai ishte ftuar në një emision televiziv për ta kujtuar dhe nderuar figurën e tij. Gjatë asaj daljeje, emocioni e kishte pushtuar dhe nuk kishte mundur t’i frenonte lotët. Por ajo që e ka indinjuar më shumë artistin ka ndodhur pas kamerave. Sipas tij, disa komente që i janë bërë kanë qenë jashtë çdo norme njerëzore. “Pas...