UEFA Youth League/ Emanuela Rusta caktohet arbitre kryesore në ndeshjen Juventus – Pafos

UEFA Youth League/ Emanuela Rusta caktohet arbitre kryesore në ndeshjen Juventus – Pafos

Ndeshja Juventus – Pafos, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Youth League, do të gjykohet nga Emanuela Rusta. Rusta është caktuar nga UEFA si arbitre kryesore në këtë takim, ndërsa dy asistentët janë sërish shqiptarë, Emigers Gançi dhe Mario Shazivari. Arbitri i katërt do të jetë italiani Andrea Calzavara. Ky takim do të luhet të mërkurën, më 10 dhjetor, në “Juventus Training Ground”, në orën 15:00.