Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

8 Dhjetor 2025 12:50 Telesport Mbrojtësi i Arsenal, Cristhian Mosquera, mund të mungojë të paktën gjashtë javë pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë. Lajmi është konfirmuar sot nga “BBC Sport”. Raporti mjekësor i klubit thotë se lojtari mund të mungojë deri në tetë javë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në fitoren 2-0 në shtëpi të mërkurën ndaj Brentford. Lëndimi i spanjollit i shtohet një liste të gjatë lëndimesh mbrojtëse, me qendërmbrojtësit titullarë Gabriel Magalhaes dhe William Saliba që janë gjithashtu jashtë për “gunners”. “Dëmtimi i Mosquera (lëndim në kyçin e këmbës) është më i komplikuar”, konfirmoi trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. 21-vjeçari mund të mungojë deri në fund të janarit.