Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Di Canio për kritikat ndaj Lautaro: Nëse thoni se është mes top-5 sulmuesve në Europë, çfarë prisni?!
8 Dhjetor 2025 12:50 Alfred Lleshi Në fitoren e thellë të Interit ndaj Comos në “San Siro”, kapiteni Lautaro Martínez ishte sërish protagonist. “Toro” duket se ka lënë pas periudhat e luhatshme, që dikush ia atribuonte muajt e fundit, duke treguar gjithmonë kontributin e tij për ekipin, përtej golave të shënuar. Ish-sulmuesi Paolo Di Canio, nga studiot e “Sky Sport”, komentoi numrin 10 argjentinas dhe perceptimin që ka publiku mbi të: “Çfarë prisni nëse thoni se ai është një nga 5 sulmuesit më të mirë në Europë? Anomalitë te Lautaro ndodhin vetëm kur nuk bën këto gjëra (referuar golit ndaj Comos). Nuk mund të kalojë 2-3 muaj kështu. Të gjithë janë të kritikueshëm, shikoni Haaland që shënon 32 gola në 32 ndeshje dhe dikush thotë se...