Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse
8 Dhjetor 2025 13:11 Alfred Lleshi Lamine Yamal është rikthyer zyrtarisht. 18-vjeçari i Barcelonës shkëlqeu ndaj Betisit, duke treguar një dimension të ri të talentit të tij. Për herë të parë, Hansi Flick e aktivizoi si trekuartist, pas sulmuesit qendror. Një ide e paprovuar më parë, por që funksionoi. Yamal drejtoi lojën, duke kombinuar kreativitetin ofensiv me angazhimin mbrojtës dhe shfaqi pjekuri befasuese. Statistikat flasin qartë: 4 raste të krijuara, 4 driblime të suksesshme, 16 pasime të sakta në një të tretën e fundit të fushës dhe 7 topa të rikuperuar; më i miri i skuadrës. Gjithmonë bujar në lojë, ai shërbeu shokët dhe vendosi interesin kolektiv mbi lavdinë personale. Përtej sulmit, Yamal u dallua edhe në mbrojtje, duke i dhënë Barcelonës më shumë balancë. Mediat...