Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Juve dështon në “Maradona”. Limitet e zakonshme, mbrojtje e dobët, Spalletti gaboi me lëvizjet
8 Dhjetor 2025 11:26 Alfred Lleshi Pas tri fitoreve radhazi në Champions, kampionat dhe “Coppa Italia”, Juve del nga Napoli me një humbje të rëndë për renditjen (-8 nga kreu dhe -4 nga zona Champions) dhe moralin. Në “Maradona”, skuadra e Spallettit nuk arriti të tregonte pjekurinë e duhur, duke ekspozuar limitet dhe mangësitë e zakonshme në një ndeshje të luajtur prej saj me ritëm të ulët, pak cilësi dhe guxim, me ide të hutuara taktike. Me Yildiz dhe Conceiçao në sulm dhe McKennie si trekuartist, në pjesën e parë bardhezinjtë nuk e surprizuan skuadrën e Contes, u mposhtën nga dinamizmi dhe teknika e Napolit, me pak vertikalizime dhe vështirësi ndaj Neres e Hojlund. Pjesa e parë përfundoi në disavantazh, me zero gjuajtje në portën...