Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tacchinardi, i ashpër me Juventusin: Nuk po përmirësohet dhe ngre nivelin as me Spalletti
8 Dhjetor 2025 12:11 Alfred Lleshi Juventusi pësoi një tjetër humbje në ndeshjen direkte, të luajtur në “Maradona” ndaj Napolit. Kjo ishte disfata e tretë në 14 ndeshje, në këtë fillim sezoni në kampionat. Ish-mesfushori Alessio Tacchinardi analizoi humbjen e skuadrës së Luciano Spallettit në studiot e “Pressing”. Ai theksoi se problemi nuk është vetëm në këtë ndeshje, por duket një mangësi e lindur e skuadrës: “Juve nuk arrin të ngrihet në nivel, ishte një ndeshje e keqe. Formacion shumë mbrojtës, pa sulmues të spikatur; Napoli e dominoi pjesën e parë. Në pjesën e dytë, me një sulmues të vërtetë në fushë, Juve u rrit, edhe pse pa bërë diçka të veçantë”. Kenan Yildiz shënoi për “Zonjën e Vjetër” dhe, sipas Tacchinardi, ai është një vlerë...