“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin më 244 km/h, Policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin më 244 km/h, Policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

Policia Rrugore vijon monitorimin e akseve në kryeqytet dhe në qarqe për të rritur sigurinë në rrugë për qytetarët. Gjatë një prej monitorimeve në Unazën Lindore me mjete inteligjente për matjen e shpejtësisë, policia ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h, teksa tërheq vëmendjen për respektimin e rregullave të qarkullimit. “STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën! Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe vijojnë monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse. Në unazën lindore , ku kufiri i lejuar është 80 km/h, Poliscani ka regjistruar  shpejtësi që variojnë deri në 244 km/h. Një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit të automjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat...