E kanë “internuar” te Liverpool, trajneri i Egjiptit mbështet Salah: Simbol i forcës dhe vendosmërisë

E kanë “internuar” te Liverpool, trajneri i Egjiptit mbështet Salah: Simbol i forcës dhe vendosmërisë

8 Dhjetor 2025 12:15 Alfred Lleshi E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool-i duket gjithnjë e më e paqartë, pas deklaratave të fundit publike të sulmuesit egjiptian, 33 vjeç, i ulur në stol nga Arne Slot në tri ndeshjet e fundit. Pas barazimit 3-3 ndaj Leeds, Salah tha: “Nuk mund ta besoja që do të qëndroja në stol për 90 minuta. Është hera e tretë radhazi, besoj se nuk ka ndodhur kurrë në karrierën time”. Ai shtoi se ndihet “i tradhtuar” nga klubi: “Kam dhënë shumë për këtë skuadër, e dinë të gjithë, sidomos sezonin e kaluar. Jam në stol dhe nuk kuptoj pse. Klubi bëri shumë premtime këtë verë, tani shoh që nuk janë mbajtur”. Salah gjithashtu foli për marrëdhënie minimale me trajnerin Slot:...