Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shkëlqen Hojlund, Napoli kap kreun, dorëzohet Spalletti: Ishin më të fortë (VIDEO)
Mes Serie A, Champions dhe Kupës, Napoli siguroi fitoren e 5-të radhazi, një ecuri shumë pozitive që konfirmon rikthimin e bluve në garë me kohë të plotë. Në “Maradona”, Conte priti të kaluarën e tij të famshme, Juventus, ndërsa Spalletti u rikthye për herë të parë si rival në Napoli pasi i kishte dhuruar më parë titullin e tretë në histori, një rikthim i hidhur ky për teknikun e “Zonjës së Vjetër” pasi Conte triumfoi 2-1 duke kapur kreun e Serie A në kuotën e 31 pikëve, plus 1 nga Inter. Njeriu i ndeshjes ishte Hojlund, me danezin që realizoi një “dopietë” golash. Shtatë minuta lojë i mjaftuan Hojlund për të realizuar golin e parë, i shërbyer në zonë nga Neres. Me fillimin e pjesës...