Tension i madh në dhomat e zhveshjes së Real Madridit: “Ky është një justifikim budalla”

Tension i madh në dhomat e zhveshjes së Real Madridit: “Ky është një justifikim budalla”

8 Dhjetor 2025 10:58 Alfred Lleshi Humja 2-0 ndaj Celta Vigo ishte një goditje e fortë, ndërsa imazhi i dhënë nga lojtarët e Real Madridit, si në aspektin e nivelit futbollistik, ashtu edhe për shkak të kartonëve dhe protestave, është shumë i shëmtuar. Duket se prej kohësh ekziston një ndarje brenda dhomës së zhveshjes. Javë më parë flitej për lojtarë që mbështesin Xabi Alonson dhe të tjerë që janë kundër tij. Sipas programit ‘El Chiringuito’, pas humbjes ndaj “gallegëve”, Xabi Alonso nuk ka hyrë asnjë sekondë në dhomën e zhveshjes. Nuk ka pasur asnjë bisedë apo kontakt me lojtarët pas ndeshjes. Gazetari Edu Aguirre shtoi se “kanë fluturuar shishe, banda ngjitëse, absolutisht gjithçka, nga inati dhe frustrimi për gjyqtarin. Një pjesë e dhomës së zhveshjes ishte shumë...