Santosi mbijetoi, mision i kryer për Neymar: Tani do të pushoj, pastaj vjen operacioni në gju

Santosi mbijetoi, mision i kryer për Neymar: Tani do të pushoj, pastaj vjen operacioni në gju

8 Dhjetor 2025 9:51 Alfred Lleshi Santos siguroi mbijetesën, evitoi rënien nga kategoria në fund të kampionatit brazilian, duke mundur Cruzeiro 3-0, me Neymar që luajti 90 minuta, pavarësisht dhimbjes në gjurin e majtë. Ai deklaroi: “Kam ardhur këtu për ta ndihmuar skuadrën sa më mirë. Javët e fundit kanë qenë të vështira, isha përtokë moralish, por falenderoj ata që më kanë mbështetur dhe Zotin. Tani është koha për të pushuar dhe më pas bërë operacionin”. Pas një dëmtimi në kofshën e djathtë në shtator, Neymar ishte rikthyer në nëntor, realizoi një “hat-trick” kundër Juventude, që e ndihmoi Santosin të mbijetonte. Ai shtoi: “Santosi meriton më shumë dhe gjithmonë duhet të jetë lart”. E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, me kontratën që skadon në...