Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Maresca: Mungesa e përvojës nuk është më justifikim, më pëlqen të kem një ekip me lojtarë të rinj
8 Dhjetor 2025 9:56 Telesport Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, është i bindur se mungesa e liderëve dhe përvojës nuk është përgjegjëse për gabimin e fundit të skuadrës së tij. Londinezët barazuan 0-0 ndaj Bournemouth, duke marrë vetëm 1 pikë pas humbjes 1-3 ndaj Leeds mesjavën e kaluar. Chelsea e nisi ndeshjen pa kapitenin Reece James dhe Moises Caicedo. I pyetur nëse përvoja mbetet një problem te skuadra e tij, Maresca tha: “Nuk është kjo. E dua skuadrën e re, i dua lojtarët e rinj dhe skuadrën që kam“. “Ne gjithmonë flasim për përvojën kur humbasim pikë, por kur mposhtim Barcelonën dhe barazojmë me Arsenal, askush nuk flet për lojtarë me përvojë. Nuk ishte kjo arsyeja që barazuam. Ne kemi lojtarë me përvojë“, tha trajneri...