Ismail Syla: Rrënja dhe rrëzimi

Ismail Syla: Rrënja dhe rrëzimi

(Prapashtesimi, ndëshkim moral i fjalëve shqipe ) Nga Ismail SYLA Pesë fjalë shqipe: rrugaç, burrec, gruar, gojaç, fjalaman, me rrënjë – temë fisnike dhe degradimi i tyre përmes ndajshtesave morfologjike, nën llupën e trajtimit eseistik Rrugë – rrugaç (Anatomia e degradimit të hapësirës publike nëpërmjet prapashtesimit moral) Rruga: hapësira e rendit, e lëvizjes dhe e jetës së përbashkët Fjala rrugë  e shqipes është një nga fjalët më të rëndësishme të jetës kolektive. Ajoshënjon: orientim, marrëdhënie, qarkullim, bashkëjetesë, ligjërim hapësinor, ritëm shoqëror. Rruga nuk është vetëm vend kalimi, është institucion social. Aty njeriu takohet me botën, me të tjerët, me fatin e tij ditor. Në filozofinë shqiptare të jetës, rruga ka këto karakteristika: është publike, për të gjithë. Kërkon rregull, sepse ndryshe s’funksionon. Është horizontale, lidh njerëzit, nuk i ndan. Ka drejtim, tregon kahun e jetës. Rruga...