“Ti…më thërret ende, Kapiten?!”, poezi nga Dashamir Malo

“Ti…më thërret ende, Kapiten?!”, poezi nga Dashamir Malo

Ti muzë e vargut të mallëngjyer,Ti far i brigjeve të Jonit,Që udha të më shkonte mbarë,I luteshe mbrëmjeve Poseidonit.Ti nimfë e detit me zë flladitës,O, ti i kuqi trëndafil, i erës,Që në mes dimrave të acartë,Më sillje stinën e pranverës.Ta njoh shpirtin tënd plot dritë,Dhe sigurisht të kam besuar,Se si dënesje dhe nga meraku,Netët e gjata i gdhije zgjuar.Këto që shkruaj mbase janë thënë,Prej qindra poetësh nëpër mote,Po prapë çdo fjalë bëhet e shpirtshme,Nga fryma dhe magjia jote.Ti ma njeh shpirtin harrakat,Dhe natyrisht fort mirë e di,Se si shkon jeta në këto brigje,Përzier gaz – brengë e tollovi.Ndaj kurdo dhe kudo gjendem,Bregut a deteve nëpër lundrime,Gjej kohë dhe i drejtohem hyut,Për ty me lutje dhe përgjërime. ObserverKult Lexo edhe: DASHAMIR MALO: TË SHKRUASH PËR TY…