Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Këngët patriotike në festivalet e këngëve korale: analizë kritike për politikat arsimore dhe edukative
Reflektim personal Nga Alma Dema Në sistemin arsimor shqiptar, festivalet korale të fëmijëve vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm si forma të shprehjes artistike dhe të prezantimit publik të kompetencave muzikore. Megjithatë, repertori i këngëve që përdoren, shpesh, mbështetet në materiale të vjetra patriotike ose partizane, të krijuara në kontekste historike dhe ideologjike të caktuara, të cilat sot nuk mund të përdoren pa kriter. Kjo e bën të domosdoshme një analizë të plotë nga perspektiva e politikave arsimore, duke vlerësuar ndikimet mbi zhvillimin e fëmijëve dhe standardet bashkëkohore të edukimit.Shumica e këngëve patriotike janë të ndërtuara mbi narrativat e luftës, sakrificës dhe heroizmit, që kërkojnë kompetenca të caktuara historike dhe abstragimit moral. Në këtë kontekst, fëmijët e arsimit të mesëm të ulet, por jo vetëm,...