Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Interi ritakon Liverpool-in. “Reds” në krizë, por Champions-i është tjetër “muzikë”
8 Dhjetor 2025 9:00 Alfred Lleshi Tri vite në futboll duken si një epokë. Interi dhe Liverpool-i do të përballen sërish në Champions pas 8 marsit 2022 në “Anfield”. Histori të ndryshme, por fituese atëherë, sot janë realitete të kundërta. Interi i Chivu kryeson kampionatin me besim, ndërsa anglezët janë në vështirësi rezultatesh dhe me pakënaqësinë e Mohamed Salah. Lautaro Martínez, protagonist edhe atë mbrëmje me një gol të bukur, por të pafrytshëm, do ta udhëheqë sërish sulmin zikaltër bashkë me Marcus Thuram. Një fitore do t’i afronte zikaltërit ndjeshëm me 1/8-at. Liverpool i Slot kërkon ringritje në një skenë madhore. Formacionet – Chivu pritet të bëjë rotacion të matur. Akanji e Bastoni në mbrojtje, Barella e Çalhanoglu në mesfushë; përpara konfirmohet dyshja Lautaro–Thuram. Anësorët? Dimarco...