Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…
8 Dhjetor 2025 8:10 Alfred Lleshi Raporti i gjyqtarit Quintero González për Real Madrid–Celta pasqyron një mbrëmje tensioni në “Bernabéu”. Arbitri ndëshkoi Realin me 6 kartonë të verdhë, përfshirë atë për Bellingham, i hyrë në fushë “pa autorizim”, pasi ishte trajtuar nga stafi mjekësor. Fran García mori dy të verdhë brenda një minute për dy ndërhyrje të rrezikshme dhe u përjashtua. Rodrygo, Valverde dhe Carreras u ndëshkuan gjithashtu për protesta ndaj arbitrave në minutat e fundit. Përjashtimi i Carreras me karton të dytë të verdhë në minutën e 90-të u shoqërua me frazën e regjistruar: “Je shumë i dobët”. Raporti përmend edhe Endrick, i përjashtuar pasi braktisi stolin, vrapoi duke bërtitur drejt arbitrit të katërt dhe u mbajt nga stafi. Po ashtu, Xabi Alonso u...