Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mohamed Salah zbulon prishjen e marrëdhënieve me trajnerin Slot, Liverpuli mban qëndrim ndaj sulmuesit
Adriatik BALLA Fushata dështake e Liverpulit në Premier League angleze u përkeqësua të shtunën pas barazimit zhgënjyes 3-3 me Lids Junajtid. Sulmuesi Mohamed Salah shpërtheu, duke zbuluar se marrëdhënia e tij me trajnerin e Arne Slot ishte prishur. Ai bëri deklaratën tronditëse pasi u la në stol për tri ndeshje radhazi. “Ylli” egjiptian beson se është ‘hedhur nën autobus’ nga kampionët e Premier League. “E kam thënë shumë herë më parë se kam pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerin, dhe papritur nuk kemi më asnjë marrëdhënie”, u tha ai gazetarëve sportivë. “Nuk e di pse, por mua më duket sikur dikush nuk më do në klub. Më duket sikur klubi më ka hedhur nën autobus. Kështu po ndihem. Mendoj se është shumë e qartë...