Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sot ‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë
Sot përkujtohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, që shënon 35 vjet nga protestat studentore të vitit 1990, lëvizja paqësore që i dha fund regjimit komunist dhe hapi rrugën drejt demokracisë. Kjo datë është shpallur festë kombëtare që prej vitit 2009, me vendim të Kuvendit, në nderim të studentëve të dhjetorit te vitit ‘90 dhe gjithë rinisë që u bë zëri kryesor i ndryshimit historik. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës ndërmorën hapin vendimtar, duke u bërë iniciatorë të protestave paqësore që çuan në përmbysjen e regjimit komunist. Të organizuar, ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, duke mbledhur radhëve të tyre gjithnjë e më shumë qytetarë. Brenda pak orësh, turma arriti rreth 1000 pjesëmarrës. Me thirrjen simbolike “E duam...