Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve
Liverpool është në krizë totale. Barazimi i fundit 3-3 ndaj Leeds, ka shtuar presionin mbi trajnerin, i cili nuk e ka më të sigurt vendin. Sikur të mos mjaftonte kjo, në klub ka shpërthyer edhe një tjetër çështje. Mohamed Salah ka dalë hapur kundër trajnerit, pasi e ka lënë shpesh në stol në këtë sezon. Në prononcimin pas ndeshjes, egjiptiani nuk u kursye në fjalët e tij, duke thënë se duket sikur dikush nuk e dëshiron më në klub. “Jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë kaq shumë për këtë klub… Tani jam në stol dhe nuk e di pse. Ndihem sikur klubi më ka hedhur poshtë. Mendoj se është shumë e qartë se dikush dëshiron të më hedhë të gjithë fajin mua. Nuk kemi më...