Lando Norris: Ëndrra më e madhe u bë realitet, faleminderit për gjithçka

Lando Norris: Ëndrra më e madhe u bë realitet, faleminderit për gjithçka

7 Dhjetor 2025 15:44 Telesport Lando Norris u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2025. Pas garës ai foli për mediat, duke qenë i emocionuar. Në lot në sy ai komentoi këtë triumf të madh. “Faleminderit djema, o Zot. Më keni bërë ëndrrat realitet, shumë faleminderit“, tha Norris direkt nga makina, teksa bënte xhiron e kthimit në bokse. Më tej, ai shtoi: “Ju dua djema. Faleminderit për gjithçka, e meritoni. Ju dua mami, ju dua babi. Faleminderit për gjithçka. Nuk po qaj! Jam i lumtur“. “Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë. Ka qenë një nder për mua të dueloj me Piastri e Verstappen për titull. I përgëzoj të dy. Ia dolëm mbanë”, tha Norris.