Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

Të gjithë mësuesit që kanë ambicien për t’u bërë drejtorë në arsimin parauniversitar kanë nisur trajnimin 9-mujor për të marrë certifikatën që u hap rrugën për këtë pozicion. Ndërsa pothuajse të gjithë drejtuesit që janë aktualisht në krye të institucioneve arsimore kanë aplikuar për të kryer programin që ofron Shkolla e Drejtorëve dhe për t’u nënshtruar në fund testimit përfundimtar. “Shkolla e Drejtorëve ofron katër programe të trajnimit të detyrueshëm përgatitor. Pas trajtimit të teorisë, një element kyç është praktika profesionale. Pas përfundimit me sukses të këtyre elementeve, kandidati prezanton një projekt që është i detyrueshëm dhe i zbatueshëm. Me kalimin me sukses të këtij projekti, kandidatët hyjnë në procesin e testim-certifikimit”, tha drejtuesja e kësaj shkolle, Jola Kepi. Drejtuesja e shkollës Jola Kepi sqaron...