Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Sami Frashëri: ”Shqipëtarëtë kishinë zënë të marrënë besën’ e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duart të Tyrqet”
VI. Shqipëria nënë Turqitë.33) Pas Skënderbeut e pas kohës së këti burri, e cila, sado që shkoi e tërë me luftëra e me gjak, është m’e bukur’ e m’e bekuar’ e gjithë kohëravet për vën- dinë tënë, se vetëm atëhere u mbloth i tërë kombi më një qeveri të dlirë e iu dëgjua emëni në gjithë botët me nder të math nga të qëndruarit kundrejt Tyrqet, të cilëvet atëhere mbretëri të mbëdha s’u qendronin dot; pas kohës së këti burri të ndjerë, the- mi, Shqipëria u bë një copë e mbretërisë së Tyrqisë. Shqipëtarëtë, njerës trima e luftëtarë, kanë pasurë gjithë jetënë dëshirë të madhe për luftë e luftën’ e kanë quajturë një pun’ e një fitim për vetëhe të tyre. Vininë nëpër gjith’ anët...