“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan – çka realisht ngjau para 635 vjetësh?

“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan – çka realisht ngjau para 635 vjetësh?

Beteja e Kosovës u zhvillua më vitin 1389, në Fushë Kosovë, saktësisht 635 vite më parë. Ishte një betejë në mes të aleancës ballkanike dhe Perandorisë Osmane, që ishte përmbyllur me fitoren e këtyre të fundit. Përkundër se ballkanasit kishin krijuar një koalicion, historiografia serbe ka tentuar që ta përvetësojë këtë betejë. Por, sipas të prononcuarve të Albanian Post, dy historianëve, Muhamet Mala dhe Durim Abdullahu, Beteja e Kosovës nuk e ka atë rëndësi dhe kontekst që përpiqet t’i jap historiografia serbe. Si ndodhi Beteja e Kosovës, dhe pse serbët përpiqen që ta mitizojnë? Profesori i historisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Durim Abdullahu, thotë se në kronologjinë e betejave ushtarake të ushtrisë osmane që i hapën asaj rrugë për depërtim...