Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Revista franceze në vitin 1880: “Shqiptarët janë një nga racat më të bukura…”
Nga Ilir Ikonomi Një revistë franceze e qershorit 1880, boton këto dy gravura shqiptarësh, shoqëruar me një shkrim të rrallë. Është interesante se si na shihnin të huajt në atë kohë, e kam fjalën nga ana fizike. Zgjodha këtë pjesë: Shqiptarët janë një nga racat më të bukura, ndoshta më e bukura në të gjithë Turqinë. Ata janë më të afërt me grekët sesa me sllavët dhe të kujtojnë tipet më të bukura të malësorëve zviceranë për nga fytyra ovale, hunda e gjatë dhe e hollë, trupi më tepër hollak se i shëndoshë dhe format elegante. Shqiptari ka cilësitë fizike të zviceranëve dhe tirolezëve. Njëlloj si ata, ai është një këmbësor i guximshëm, u ngjitet maleve porsi dhitë, me pushkën mbi supe por, në ndryshim...