Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Interi “poker” ndaj Komos, rrëmben kreun përkohësisht
Interi ka shkatërruar Komon me rezultatin 4-0 dhe ka marrë përkohësisht kreun e Serie A. Zikaltrit kanë lënë pas zhgënjimet e ndeshjeve të fundit. Interi e nisi vrullshëm që në minutat e para, ku në minutën e 11-të kapiteni Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin. Megjithatë zikaltrit nuk arritën të shënonin më gola të tjerë në fraksionin e parë të sfidës. Në të dytën, Interi ndërron marsh dhe shënon edhe 3 gola të tjerë me anë të Turam në të 59-ën, Çalhanoglu në të 81-ën dhe Carlos Augusto në të 86-ën. Aktualisht, në javën e 14-të të Serie A, Interi udhëheq kampionatin me 30 pikë, dy më shumë se Milan e Napoli që kanë nga një ndeshje më pak.