Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Armando Broja bindi për herë të parë te Burnley, shihni se çfarë i bëri trajneri kur doli nga fusha
Armando Broja ka luajtur për herë të parë si titullar në Premier League me fanellën e Burnley. Një aktivizim ndoshta i papritur për shumë tifozë, por disi i paralajmëruar nga trajneri Scott Parker. Vetëm pak ditë më parë Parker foli sërish për aftësitë e Brojës duke e quajtur si një sulmues të kalibrit të lartë. Një vlerësim që nuk korrenspondonte me minutat që Parker i ka besuar Brojës në fushën e lojës, pasi shqiptari po aktivizohej vetëm nga 10 minuta në çdo ndeshje. Pas disa humbjeve të Burnley, trajneri Scott Parker u shpreh se kundër Neëcastle do të bëhej befasia dhe ajo ndeshje do të fitohej ose barazohej nga Burnley. Një ndeshje në transfertë ndaj një Neëcastle të pathyeshëm në shtëpi ishte sigurisht një bast...