Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit
Të rinjtë po dalin masivisht në rrugët e Bullgarisë kundër asaj që e quajnë “kleptokraci arrogante”, duke i shtyrë disa të besojnë se vendi ndodhet në një moment kthesë. Kushdo që dyshon te fuqia e protestës duhet të shikojë Bullgarinë për të kuptuar se çfarë ndryshimi mund të sjellin njerëzit në rrugë. Më 26 nëntor dhe 1 dhjetor, dhjetëra mijëra bullgarë, kryesisht të rinj, pushtuan qendrën e Sofies dhe qytete të tjera të mëdha duke protestuar kundër projektbuxhetit të vitit 2026, i cili parashikonte rritje taksash për sektorin privat, për të financuar rritje pagash në sektorin publik. Një mënyrë e shkurtër sipas kritikëve, për të zgjeruar kontrollin e qeverisë mbi administratën publike, ushtrinë dhe policinë. Të tronditur nga përmasat e protestave, më 2 dhjetor koalicioni...