Për herë të parë në “Abissnet Superiore”, një ndeshje drejtohet nga arbitret vajza

Për herë të parë në “Abissnet Superiore”, një ndeshje drejtohet nga arbitret vajza

Për herë të parë në histori, një ndeshje e kampionatit “Abissnet Superiore” u drejtua nga arbitret vajza, si në rolin kryesor ashtu edhe në pozicionet asistente. Në ndeshjen Egnatia – Flamurtari, arbitre ishte Emanuela Rusta, ndërsa asistente në fushë ishin Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu. Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, që tregon rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të vajzave në arbitrim. Performanca e tyre e konsoliduar në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare ka bërë që arbitret shqiptare të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, ku u besohet vendosja e drejtësisë në nivele të larta.