Aksidenti me vdekje tek Unaza e Madhe ku humbi jetën 38-vjeçari, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Aksidenti me vdekje tek Unaza e Madhe ku humbi jetën 38-vjeçari, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Drejtuesit e dy automjeteve që u përfshinë në aksidentin me vdekje mbrëmjen e së premtes (5 Dhjetor) tek Unaza e Madhe janë arrestuar. Në pranga kanë rënë dy shoferët me iniciale Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 38-vjeçari me iniciale O. Xh., i cili drejtonte një motomjet. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor: në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në Unazë të Madhe, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., informojnë se në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale...