Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Një 76-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij me një send të fortë, duke e lënë të plagosur rëndë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e goditjes 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Durrës-Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e...