Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri në kokë bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Durrës. Një 76-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë me një shkop druri. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Ndërsa autori është arrestuar në flagrancë nga Policia. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në...