Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset rëndë drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset rëndë drejtuesi i motorrit

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, në segmentin verior të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i një motorri ka ngelur i plagosur. Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet ambulanca që ka mbërritur menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas është transportuar drejt spitalit. Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk dihet.