37-vjeçari qëlloi me armë para banesës së ish-bashkëshortes, 22-vjeçarja: Jemi ndarë, por më kërcënon vazhdimisht…
roskovec-vendngjarje FIER- Një 37-vjeçar është arrestuar në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij 22- vjeçarje, Aleksandra Elmaza në fshatin Luar. Sipas njoftimit të Policisë, Besmir Mustaj kishte qëlluar për motive të dobëta, ndërsa do të hetohet për armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec. Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar,...
Burimi:
zeri.ai