Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Përhapja e fesë Islame: ”Fisnikëria shqiptare, ishte e para që provoi dukurinë e kalimit në Islam”
Përhapja e fesë IslameFisnikëria shqiptare, ishte e para që provoi dukurinë e kalimit në Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtë e tyre islamizoheshin, pasiqë të njëjtit edukoheshin pranë oborrit të sulltanit në Stamboll. Sipas regjistrimit të viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335 timare, nga të cilat 279 udhëhiqeshin nga myslimanë. Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete. Por, që nga vitet 80 të shek. XV, feja e re ka nisur të “zbresë” nga parësia e islamizuar në masën e popullsisë qytetare të krishterë, për të vazhduar më pas edhe në fshatëra. Me 1468, tetova kishte 41 shtëpi myslimane (15 %). Në vitin 1485, Peja kishte 23 shtëpi myslimane. Me 1487, Vuçiterna kishte 33...