Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
SHBA jep alarmin: Virus misterioz te fëmijët, vështirësi në frymëmarrje dhe dëmtim i mëlçisë
Qëndra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin. Ai shton se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit. Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi businessinsider. Mediat e huaja bejne me dije se raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë...