Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Cilat vende kanë armë bërthamore dhe ku ndodhen ato? 
Pushtimi rus i Ukrainës, ka shtuar frikën e opinionit publik për përdorimin e armëve bërthamore në Evropë ose kundër Shteteve të Bashkuara. Një nivel shqetësimi tillë, nuk është parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Vendet e NATO-s janë befasuar nga kërcënimet e nënkuptuara të Presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore ndaj “kujtdo që ndërhyn kundër nesh” në Ukrainë, dhe vendosja e armëve bërthamore ruse nën një “regjim të veçantë të gatishmërisë luftarake”. Si Rusia dhe SHBA-ja zotërojnë mijëra armë bërthamore, shumica e të cilave janë 5 apo shumë herë më të fuqishme sesa bombat atomike që rrafshuan Hiroshimën dhe Nagasakin në vitin 1945. Këtu përfshihen rreth 1600 armë bërthamore që janë gati të lëshohen në çdo moment nga secila palë, dhe janë...