No Image Available

“Çdo histori e Ballkanit fillon me Ilirët”

Ilirët kanë qenë ndër popujt më të mëdhenj në Evropë dhe kanë banuar në një territor që përfshin pjesën më të madhe Gadishullit Ballkanik. Në lindje ky territor kufizohej me lumenjtë Morava dhe Vardari si kufinj natyrorë, në perëndim me detin Adriatik, në veri shtrihej deri buzë të Alpeve, kurse në jug deri në brigjet e detit Jon. Në këto territore jetuan një varg fisesh ilire të vogla e të mëdha, disa nga të cilat arritën edhe të organizohen në formë shtetërore.jetërsinë e Ilirëve në Ballkan, prej autorëve të vjetër qysh në shekullin 5 para Krishtit e dëshmon autori grek i kohës antike Herodoti. Një dëshmi tjetër për hapësirën gjeografike të banuar nga Ilirët paraqet edhe vepra e historianit grek Appianus në shekullin e 2...