Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kinemaja botërore në zi, ndërron jetë ylli i arteve marciale
Protagonisti i “Mortal Kombat” dhe filmave të tjerë legjendarë ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Kari Hiroyuki Tagawa, ylli kinematografik edhe në “Memoirs of a Geisha” apo “The Last Emperor”, ka vdekur pas një goditjeje në tru, siç konfirmoi përfaqësuesja e tij, Penny Vizcarra, për “People”. Aktori aziatik ndërroi jetë të enjten, më 4 dhjetor, pas komplikacioneve që pësoi, në Santa Barbara të Kalifornisë. Kush ishte Kari Hiroyuki Tagawa? Kari Hiroyuki Tagawa ishte i njohur për praninë e tij në versionet filmike dhe televizive të “Mortal Kombat”, pas paraqitjes së tij të parë si magjistari i lig i serialit, Shang Tsung, në filmin origjinal të vitit 1995 nga Paul G.S. Anderson. Aktori lindi në Tokio më 27 shtator 1950. Puna e babait të tij në...