Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës Policia Bashkiake Sarandë ka nisur një aksion intensiv gjatë 24 orëve të fundit për lirimin e hapësirave publike në shëtitoren dhe rrugët kryesore të qytetit.Gjatë kontrolleve, janë konstatuar mjete të ndryshme, kryesisht kone, rraqe dhe sende të vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat zinin hapësira publike me qëllim përfitimi. Sipas njoftimit zyrtar, grupet operacionale të Policisë Bashkiake kanë ndërhyrë menjëherë duke çmontuar dhe hequr çdo objekt të vendosur pa leje, duke garantuar kështu lirimin e trotuareve dhe hapësirave të destinuara për këmbësorët dhe për parkimin e mjeteve. “Janë çmontuar dhe hequr gjithë sendet e paligjshme të vendosura me qëllim përfitimi. Si pasojë, është liruar çdo hapësirë...